Këngëtarja dhe ish-banorja e Big Brother VIP, Beatrix Ramosaj ka reaguar ashpër ndaj opinionistës së Big Brother VIP, Balina Bodinaku.

Përmes disa postimeve në InstaStory, Beatrix ka publikuar mesazhe të shkëmbyera me opinionisten.

Ajo ka publikuar bisedën në të cilat Bodinaku thoshte se një shoqe e saj që punonte në një agjenci udhëtimesh i kishte thënë se është në pushime me të dashurin e saj.

Kjo ka bërë që Beatrix të shpërthejë, madje ajo paralajmëroi opinionisten se nëse do të vijojë shpifjet ndaj saj ajo do të ndjekë rrugët ligjore.

“Të hamendësosh për jetën time private me shoqet e tua ke e lirë ta bësh kur të duash, por të mundohesh të influencosh mbështetësit e mi me shpifjet e tua nuk ta toleroj. Kështu si ke vepruar ti më vërteton që instinktin e kam pasur të saktë. Sa herë më ke sulmuar brenda shtëpisë së BBV e ke pasur personale. Me sa di unë nuk të kam rënë ndonjëherë në qaf, prandaj kjo të jetë e fundi që ti shpif për mua ose ndryshe do të ndjekë rrugë ligjore”, ka shkruar Beatrix në njërin nga postimet.

Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga opinionistja, ndërsa ekziston mundësi se mund edhe t’i kenë hakeruar Instagramin.

Kujtojmë se një ditë më parë, më 14 shkurt u raportua që Beatrix është në pushime në Dubai, madje këtë e vërtetonte edhe një foto të kushërirës së saj, Anxhelinës në foton e të cilës dallohej tatuazhi që ish-banorja e shtëpisë së famshme ka në krah.

Ajo mbrëmë postoi në rrjete sociale dhuratat që pranoi nga vëllai i Donaldit, Romeo dhe fansat e tyre.

FOTO GALERI
1/12
Reagimi i Beatrix

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA