Me arushin që i mori Donaldit, Semi Jaupaj këndon “Mos u kthe”!

15/02/2022 18:26

Këngëtarja Semi Jaupaj ka publikuar këtë të martë këngën e re, në bashkëpunim me Yllin Limanin.

Kënga titullohet “Mos u kthe”, ndërsa artistja i këndon një historie dashurie që ka përfunduar dhe ajo nuk e kërkon më.

Emrin tim thuaje sot, merre dhe shkele në tokë, nuk më paske dash më së shumti në botë
A e din si është mos me u zgju dhe mos me u gzu që je gjallë
Mos u kthe, nisu dhe shko te zemra tjetër që të pret,
mos u kthe te unë se shumë më mirë pa ty jam vetë”, janë disa nga vargjet e baladës.

Teksa lëviz në një dhomë të zbrazur, Semi merr në dorë një arush që qëndronte në tokë. Sendi është i njëjti me atë që banorja i kishte dhuruar Donaldin, por pasi doli nga shtëpia e “Big Brother VIP” i kërkoi t’ia kthente.

Artistja ka qenë mike e Donaldit, kur ky i fundit nisi një romancën me shoqen e ngushtë të Semit, moderatoren Bora Zemani. Por pasi aktori i humorit la pas të shkuarën dhe nisi një histori me këngëtaren Beatrix Ramosaj në shtëpinë e “Big Brother VIP” miqësia mes tyre duket se ka mbaruar.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel