Për 15 vjet në vendin tonë funksionoi Fondi i Ekselencës. Së fundi kryeministri lajmëroi mbylljen e tij.
Fondin e përfitonin nxënës ekselentë, për ciklin Bachelor dhe Master në një nga universitetet më të mira në botë. Shifra shkonte nga 50-120 mijë euro në një vit për një student.
Rigels Xhemollari, Qëndresa Qytetare: Për 15 vjet përfituan 500 studentë shqiptarë dhe shuma ka shkuar në 25 milionë euro.
Ne kohë pas kohë kemi evidentuar mbiemra të njohur, fëmijë politikanësh dhe deputetësh e njerëzish publikë.
Fond ekselence aplikon që nga Kina që dërgoi vitin e shkuar 300 mijë studentë në SHBA, e deri te Turqia, 80 mijë studentë.
Nëse studentët ekselentë nuk kthehen në vend, ky nuk është faji i tyre, por i politikës.
Ne njohim studentë, që kanë studiuar në Osford, La Sapienza, por nuk kanë gjetur punë këtu. Kjo pasi nuk funksionon me meritokraci, por me nepotizëm e teserë partie.
Top Channel