Armando Broja vazhdon të tërheqë vëmendjen e klubeve të rëndësishme.
Sulmuesi shqiptar, në pronësi të Chelsea deri në 2026, pasi shkëlqeu sezonin e kaluar në Holandë me Vitessen, po konfirmohet edhe në Premier League me Southampton.
20-vjeçari nga Malësia e Madhe është ylli i “Shenjtorve”, dhe deri në këtë fazë të sezonit numëron 8 gola (6 në Premier League) dhe një asist mes kampionatit dhe Kupës së Ligës. Mediet angleze raportojnë se shumë klube janë të interesuara për shërbimet e tij, sidomos Arsenali.
“Topçinjtë” po përgatisin një ofertë për lojtarin e kombëtares shqiptare dhe kampionët e Evropës, por te Chelsea kohën e kanë në favorin e tyre dhe nuk duan të nxitohen.
Thomas Tuchel e ka të qartë se zotëron një talent unik dhe po pret fazën përgatitore në verë për të testuar nga afër talentin dhe potencialin e Armando Brojës, një ndër surprizat më të bukura të këtij sezoni në Premier League./ Supersport
Top Channel