Familjet e viktimave të masakrës në SHBA marrin $73mln dëmshpërblim nga prodhuesit e armës (fotot)

15/02/2022 18:45

Familjet e viktimave dhe të mbijetuarit e masakrës së shkollës Sandy Hook në Connecticut, SHBA kishin paditur prodhuesin e armës Remington, me të cilën u krye tragjedia në vitin 2012.

Familjarët e nëntë viktimave të shkollës Sandy Hook Elementary kanë pranuar dëmshpërblimin prej 73 milionë dollarë nga kompania prodhuese e automatikut me të cilën u vranë 20 nxënës e gjashtë mësues, thuhej në dokumentet e gjykatës.

Familjarët dhe të mbijetuarit kishin paditur me argumentimin se Remington nuk duhet të kishte shitur kurrë për publikun një armë kaq të rrezikshme.

Ata thanë se objektivi i tyre ishte parandalimi i masakrve të tjera të ngjashme.

Padia në gjykatën civile të Connecticut fokusohej në mënyrën sesi reklamohej automatiku M15-E2S, duke sugjeruar se shitja e mjetit vrasëss kishte si objektiv të rinjtë, pasi përfshihej shpesh në lojrat elektronike te dhunshme.

Remington argumentonte se nuk kishte prova se reklamimi i armës kishte lidhje me masakrën.

Kompania tha se ligjet feredale i japin imunitet prodhuesve të armëve nga ngjarjet që pasojnë, por gjykata e lartë e Connecticut pranoi padinë për mënyrën e reklamimit.

Çështja u ndoq nga shumë grupe pro dhe kundër armëve në publik pasi ishte një precedent që i hap rrugë padive të gjera ndaj prodhuesve të armëve prej viktimave të sulmeve të tilla masive.

Remington është një nga prodhuesit më të vjetër të armëve të zjarrit në SHBA prej viteve 1800, dhe në vitin 2020 depozitoi falimentimin e dytë,  duke shitur asetet te kompani të tjera.

Adam Lanza, vrasësi 20-vjeçar i shkollës Sandy Hook përdori automatikun e prodhuar nga Remington që zotërohej ligjërisht nga nëna e tij, për të vrarë nxënës dhe mësues në 14 dhjetor 2012, pasi kishte vrarë nënë n e tij në shtëpi.

Me po atë armë ai vrau veten kur erdhi policia.

FOTO GALERI
3/3
Adam Lanza, vrasësi 20-vjeçar i shkollës Sandy Hook përdori automatikun e prodhuar nga Remington që zotërohej ligjërisht nga nëna e tij

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA