1 muaj pas inagurimit të lagjes nr.4 në qytetin e Laçit në prani të presidentit të Turqisë Erdogan, 522 familje morën çelësat e banesave të tyre që mbetën të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.
Festim Cela, një nga banorët e këtij kompleksi, nga gëzimi del na pret në korridor për të na treguar shtëpinë e tij të re, ku shprehet se është një nga ditët më të bukura të jetës, e ndërkohë e zonja e shtëpisë Florinda e gëzuar tregon që pas 2 vitesh mund të gëzojnë shtëpinë e tyre dhe kurrë nuk e kishin menduar që do të kishin një shtëpi të tillë.
Edhe Rexhina është banore e këtij kompleksi, e cila mes lotësh na prezanton me ambientet e shtëpisë dhe përjetimin e saj të këtyre dy viteve ku nuk kanë qenë aspak të lehta për të.
Top Channel