Presidentja Vjosa Osmani, pasi publikoi urimin e homologut të saj amerikan, Joe Biden, për Ditën e Pavarësisë së Kosovës tha se jemi të bekuar të kemi në krah aleatin tonë të përhershëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Presidenti Biden në këtë urim, duartroket punën dhe përkushtimin tonë për forcimin e demokracisë dhe në luftën kundër krimit e korrupsionit, teksa kërkon që dialogu të përqendrohet në njohje reciproke.
Sipas tij, në Samitin për Demokraci, Kosova ka dëshmuar se është e gatshme ta ndajë përvojën me shtete të tjera, ndaj thekson se gjatë këtij viti Kosova vazhdimisht ka treguar lidership në arenën ndërkombëtare. Në urimin e tij, Presidenti Biden ka përsëritur faktin e lidhjes së veçantë, të cilën familja Biden e ka me vendin tonë.
“Kosova është e bekuar ta ketë në krah aleatin e saj të përhershëm, Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Zoti e bekoftë miqësinë e Kosovës me SHBA-të”, përfundoi Osmani.
Top Channel