Foto/ Veshja që tërhoqi gjithë vëmendjen, Charlize Theron shfaqet me një look të ri në turin botëror të “The Odyssey”
Thatësira që ka zbrazur një rezervuar në Spanjë ka nxjerrë në dritë rrënojat e frikshme të fshatit që ishte fundosur nga ndërtimi i digës.
Pas thuasje dy muajsh pa reshje, rishfaqja e rrënojave të Aceredo po ngjallin shumë emocione mes banorëve lokalë.
Majat e çative që dukeshin në sipërfaqe ishin bërë një pamje e zakonshme në rezervuarin Lindoso në veri perëndim të Spanjës.
Por tashmë vendasit mund të shikojnë mbetjet e një makine, shatërvanin e gurit dhe një rrugë të vjetër që të çonte te ajo që ishte më parë bari i qytezës.
Pjesë të vjetra të fshatit të Aceredo kishin nisur të duken që prej përmbytjes së tij 30 vjet më parë nga ndërtimi i digës së hidrocentralit.
Por asnjëherë skeleti i tij nuk ishte shfaqur i gjithi në mes të sezonit të dimrit.
Pensionisti Maximino Perez Romero, 65 vjeç, nga A Coruna, tha se ishte si të shikoje një film.
“Kam një ndjenjë trishtimi. Më parë vendiu ishte i mbushur me vreshta dhe pemë portokallesh, ishte gjithçka e gjelbër dhe e bukur. Shiko sa e trishtë është tani.
Ndërsa 72 vjeçari Jos Luis Penn, thotë se ndalonte në barin e fshatit me miqtë e tij në fund të çdo dite peshkimi.
Ai shton se zonat e thata të gadishullit Iberik po shikojnë periudha të gjata të thata që kanë nisur te dëmtojne të mbjellat.
Top Channel