E lënë në harresë tash e një kohë të gjatë, shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë i është kthyer vëmendja.
Një plan për restaurimin e saj ngriti dyshime nëse po provohej të rikonstruktohej figura e Ministrit të Brendshëm të Shqipërisë të kohës së luftës së dytë botërore.
Gjithë debati për restaurimin të kësaj ndërtese filloi pas një reagimi të ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde. Sipas tij, pronari i kësaj ndërtese ishte bashkëpunëtor dhe protagonist nazist në divizionin SS Skanderbeg. Sipas tij nuk duhet të mohohen krimet e Holokaustit të kryera nga nazistët dhe bashkëpunëtorët e tyre lokal.
Megjithatë historianët e kundërshtojnë pretendimin e ambasadorit gjerman.
Durim Abdullahu: Ka qenë një bashkëpunëtor i Gjermanisë naziste, një kolaborator dhe një kriminel lufte, por i lidhur me krime, le të themi lokale brenda Shqipërisë. Emri i Xhafer Devës, assesi nuk mund të asociojë me Holokaustin, sepse si Ministër i Brendshëm, në mënyrë të përsëritur listat e hebrenjve në Kosovë
Madje, thonë që debati u gjenerua nga politika e jashtme e Serbisë.
Durim Abdullahu: Reagimi i ambasadorit gjerman, duket të ketë qenë për çudi një lajthitje që origjinën e ka nga propaganda e diplomacisë serbe.
Përkundër gjithë këtij debati mbi figurën e Devës, Ministria e Kulturës nuk heq dorë nga restaurimi i këtij monumenti, nën arsyetimin se nuk amnistohet figura e tij, por që objekti përket në trashëgimi kulturore.
Projekti për renovimin e objektit arrin vlerën e 300 mijë eurove e synohet të kthehet në një qendër të kulturës.
Top Channel