Në një kohë tensionesh të larta politike, ushtria kineze nis stërvitjet ushtarake rreth Tajvanit
Europa është sot më pranë luftës nga sa ka qenë ndonjëherë në këto 70 vjet, paralajmëroi ministri britanik i forcave të armatosura, James Heappey.
Që nga ditët e Luftës së Ftohtë, kontinenti i vjetër nuk e ka pasur kaq pranë konfliktin, u shpreh ai.
Komentet e ministrit erdhën në kohën kur dy avionë bombardues britanikë tip B52, të aftë të bartin armë atomike, u nisën për një mision nëpër Europë, nga një bazë e Forcave Ajrore Britanike drejt Mesdheut, shkruajnë mediat vendase.
Frika e madhe e momentit është se Vladimir Putin mund ta urdhërojë në cdo moment sulmin mbi vendin fqinj.
Sipas shërbimeve amerikane të inteligjencës, mësymja mund të ndodhë këtë javë, ndoshta të mërkurën.
Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja, ndonëse i ofruan Kievit armatime nga më të ndryshmet, pajisje e këshilla ushtarake, dhe ekspertë trajnimi, kur erdhi fjala tek lufta me Moskën, e bënë të qartë se nuk do të dërgojnë trupa në tokën ukrainase.
Edhe pse konsiderohet aleat i vyer, Ukraina nuk është vend anëtar i NATO-s.
Top Channel