Chelsea nuk ishte askund nën drejtimin e Frank Lampard, por me afrimin në stol të Thomas Tuchelit situata ndryshoi si me magji. Blutë e Londrës nën drejtimin e gjermanit fituan Championsin dhe tani festuan edhe Botërorin e Klubeve.
Është e natyrshme që në “Stamford Bridge” janë të kënaqur me gjermanin, por ka edhe një detaj tjetër me të cilin Roman Abramovich “ka rënë në dashuri” me të: fakti që nuk ka kërkuar përforcime në janar për shkak të dëmtimeve dhe infektimeve me COVID-19.
Përkundrazi, ai vendosi të shfrytëzonte burimet ekzistuese dhe kjo e ka kënaqur shumë shefin rus.
Në këmbim, Abramovich do t’i bëjë disa “dhurata” teknikut gjerman gjatë merkatos së verës.
Sipas “Telegraph”. Chelsea do të hidhet në sulm për Koundé, si do të përpiqet të marrë Declan Rice dhe Tchouaménin. Sigurisht pa neglizhuar rinovimet dhe shitjet e lojtarëve që janë në dyshim. Përveç kësaj, drejtuesit e Chelsea nuk duan të ekzekutojnë opsionin e blerjes së Saul.
Mesfushori spanjoll mbërriti në huazim në verë dhe nuk po arrin të bjerë në sy, kështu që sipas të gjitha gjasave ai do të kthehet në “Wanda Metropolitano”. Conor Gallagher pritet të rikthehet pas huazimit të suksesshëm te Crystal Palace, një tjetër emër që e vështirëson vazhdimësinë e Saul në “Stamford Bridge”.
Top Channel