Reshjet e dëborës kanë shoqëruar disa herë qarkun e Lezhës që nga janari i vitit 2022, por me problematike kanë qenë zonat e thella malore në Bashkinë e Mirditës.

Fshatrat si Fushat Lugje, Lajthiz dhe Nën Shejt vijojnë të jenë të izoluar që prej Janarit, duke vështirësuar më tepër jetesën e banorëve.

Bllokimi i rrugës e beri të pa mundur që stafi i Top Channel të shkonte deri në atë zonë dhe realizimi i intervistës u bë i mundur me video kamer duke biseduar me Klevisjanin një nga banorët e Fushat Lugje, i cili kishte bërë dhe denoncimin pranë redaksisë së Top Channel. Ai na tregon me tepër rreth vështirësive që kanë hasur gjatë kësaj kohe që janë të izoluar.

Apeli i tyre për ndihmë i drejtohet Bashkisë së Mirditës që t’i ndihmojnë në hapjen e rrugës dhe furnizimin me produktet bazë të jetesës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA