SHBA krijon dollarin dixhital që mund të kryejë 1.7 milionë transaksione në sekondë (fotot)

12/02/2022 18:25

Në kuadër të garës me Kinën që po krijon valutën dixhitale të bankës qendrore të njohur si huani dixhital, rezerva Federale e SHBA thotë se ka kryer testimet e “dollarit të saj dixhital”, që sipas tyre në një prej testimeve, mund të përballonte 1.7 milionë transaksione në sekondë.

Në një raport të publikuar dje jepeshin zbulimet fillestare të kryera nga grupi bankar Boston Fed dhe universiteti Massachusetts Institute of Technology (MIT).

Raporti i quajtur ‘Project Hamilton’përshkruante procesorin e transaksioneve të performancës së lartë që u krijuar me anë të programit te posacem ‘OpenCBDC’.

Raporti thoshte se motori procesues për monedhën e përgjithshme dixhitale zotëronte një bazë kodesh që mund të procesonin 1.7 milionë transaksione në sekondë. Sipas tyre shumica e transaksioneve ishin pranë kompletimit brenda dy sekondash.

“Është kritike të kuptojmë sesi teknologjitë e reja mund të mbështesin monedha të tilla dixhitale dhe sfidat që mbeten”, tha nëndrejtori i bankës Federale të Boston, Jim Cunha.

Zyrtarët thanë se dizajni i procesorit të transaksioneve të monedhës dixhitale është publikuar në rrjetin GitHub.
Ata shtonin se në fazën e dytë të Project Hamilton do të demonstrohet se si programi do të mbështetet në dizajnin fillestar për implementimin e valutës, shkruan Forbes.

“Ka ende shumë sfida që mbeten për të kuptuar sesi banka qendrore të përshtasë një sistem të pagesave për SHBA. Ajo që është e qartë është se programi sjell mënyrën më të rëndësishme për bashkëpunuar, eksperimentuar dhe më pas implementuar”, tha Neha Narula, drejtor i degës së valutave dixhitale në Institutin e Teknologjisë së Masachusetts.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel