Sevilla rigjen fitoren në LaLiga, ku në tri ndeshjet e fundit kishte marrë vetëm barazime.

Skuadra andaluziane triumfoi 2-0 përballë Elches në “Sanches Pijzuan”, duke e ngushtuar në vetëm tri pikë diferencën me Realin kryesues, që gjithsesi ka një ndeshje më shumë në dispozicion.

Në fakt, për 70 minuta lojë, Elche u mbrojt shumë, derisa Papu Gomez, ndërsa gjashtë minuta më vonë Mir realizoi të dytin, i shërbyer nga Anthony Martial, i aktivizuar titullar nga Lopetegui.

Deri në fund nuk pati ndryshim rezultati, me Sevillan që mori fitoren e 14-të në kampionat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA