Politikania ‘rebele’ republikane vihet në lojë kur ngatërron emrin e ‘Gestapos’ me supën portugeze, gjatë fjalimit emocional (fotot)

12/02/2022 21:42

Mediat amerikane shkruanin dje me ironi se kongresmenia Majorie Taylor Greene “e gjeti veten në tasin e supës” teksa tentonte të bënte komente me fjalë të fuqishme për përgjimet e policisë së Kongresit ndaj qytetarëve amerikanë dhe kongresmeneve.

Republikania e zjarrtë po jepte një intervistë me rrjetin One America News Network të mërkurën ku shprehte përçmimin sesi policia e Capitol shfrytëzohej nga demokratët në pushtet.

Por ajo shkaktoi një valë shakash dhe memesh në rrjetet sociale kur në kritikat e ashpra, në vend të quante zyrtarët “policia e Gestapos”, i quajti me emrin e supës së njohur iberike “policia e gaspacho-s”.

Në intervistë ajo i tha gazetarit Dan Ball: “Jo vetëm që kemi burgje në Uashington D.C., që janë në fakt ‘gulagët’ e Uashington D.C , por tani kemi dhe ‘policinë gaspacho’ të Nancy Pelosit që spiunon ndaj anëtarëve të Kongresit amerikan. Ata spiunojnë në punën që ne bëjmë, ndaj stafit tonë dhe ndaj qytetarëve amerikanë që vijnë për të folur me përfaqësuesit e tyre”.

Megjithse të gjithë kuptuan domethënien e fuqishme të fjalëve të kongresmenes anti-vaksina e anti-kufizime, lapsusi shkaktoi shumë të qeshura për “policinë e supës” apo “spiunat e supës”.

Një përdorues shkruante: “Duket që e pëlqen shumë supën, por mos e lini të flasë për ‘Luftwaffle’.”

Po ashtu dhe një tjetër: “Përdorimi i taktikave ‘gaspacho’ nga Nancy Pelosi është vertet drithërues.”

Shefi spanjoll i kuzhinës Jose Andres, i cili ka disa restorante në SHBA, gjithashtu iu bashkua korit të”gaspacho” duke komentuar : “Eja kur të duash pa paguar në restorantin tim”.

Greene nuk shpejgoi me tej problematikën e akuzave të përgjimit të kongresmenëve nga Nancy Pelosi apo arsyet.
Llogaria e saj personale në Twitter është mbyllur muajin që shkoi me argumentimin përhapje e dezinformimit për Covid.

Politikania më vonë komentonte me shaka nga llogaria zyrtare e Kongresit duke thënë: “Nuk ka asnjë supë për ata që spiunojnë anëtarët e Kongresit por do të hidhen në ‘gulash’.”

FOTO GALERI
1/4
Republikania e zjarrtë në vend të quante zyrtarët "policia e Gestapos", i quajti me emrin e supës së njohur iberike “policia e gaspacho-s”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA