Devijohet rruga në Unazën e re/ Punimet për lotin e tretë. Kalimi do të bëhet në rrugën e re

12/02/2022 15:20

Të gjithë automjetet që do të duhet të përdorin unazën e madhe të dielën, në segmentin që nis nga mbikalimi pranë pallatit me Shigjeta në vazhdimësi të Rrugës ‘Teodor Keko’, deri tek nënkalimi O-Zonë në Astir, do të duhet të devijojnë djathtas, duke përdorur një karrexhatë të re të rrugës.

Në nënkalimin O-zone duke ndjekur tabelat orientuese do të futen në lotin 2 për të vazhduar drejt ish rreth-rrotullimit të sheshit Shqiponja për të vijuar më pas në drejtim të Durrësit apo të Laprakës.

Autoriteti rrugor shqiptar sqaron për udhëtaret se ky devijim bëhet për shkak të punimeve që po kryhen për ndërtimin e lotit të tretë të unazës së madhe, përfundimi i së cilës me gjasë do të eliminojë edhe trafikun e rënduar që krijohet në këtë aks. Ndërsa për automjetet që do të kenë destinacion Yzberishtin, Bulevardin Migjeni apo Kombinatit nuk do të ketë devijim të qarkullimit.

Autoriteti rrugor kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjetëve për këtë devijim deri në përfundim të punimeve të lotit të tretë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA