Raundi i 24-ët për Atl Madrid dhe Getafe është mbyllur me fitoren 4-3 të vendasve. “Los Colchoneros” e nisën shumë mirë, por që në fillim të kësaj përballjeje, Suarez humbi një penallti.

Pjesa e parë ishte shumë intensive, me skuadrat që tentuan të realizonin në shumë raste dhe shënuan plot 6 gola. I pari u realizua nga Correa në minutën e 19’, duke “i dhënë” pak frymëmarrje skuadrës së Atletico Madrid. Teksa Cuhna do të dyfishonte rezultatin për vendasit vetëm 8 minuta më pas.

Do të duhej minuta e 30’ e ndeshjes, që Getafe të reflektonte dhe të niste kundërpërgjigjen me golin e Mayoral. Unal barazoi në minutën e 37’ duke shënuar penallti, ndërsa më pas po me penallti sulmuesi do të dyfishonte shifrën e tij dhe në të njëjtën kohë i dhuroi golin e tretës skuadrës së Getafes, duke përmbysur rezultatin deri minutën e 42’.

Megjithatë Correa nuk i la miqtë që të festonin për shumë gjatë, pasi sulmuesi argjentinas barazoi rezultatin në minutat shtesë të këtij fragmenti. Në pjesën e dytë u shënua vetëm një gol, ai i Hermosos në minutën e 89′, që ndezi festën e Los Colchoneros, që duhet thënë se prej minutës së 58′ luajtën me 10 futbollistë, pas kartonit të kuq të Felipe.

Pas këtij takimi Atl. Madrid ngjitet në vend të katërt me 39 pikë, ndërsa Getafe qëndron në vend të 15 me 25 pikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA