Tirana, 102 vjet kryeqytet/ Ekspozohen koleksionet e rralla te kalaja e kryeqytetit

11/02/2022 19:56

Që prej Kongresit të Lushnjës dhe shpalljes së Tiranës kryeqytet kanë kaluar 102 vjet ndaj dhe kjo ditëlindje u festua edhe në kalanë e Tiranës me një grup koleksionistësh të cilët do të ekspozojnë objekte nga koleksionet e tyre të veçanta.

Ansambli i fëmijëve të cilët performuan disa kërcime tradicionale shqiptare. Por edhe me organizatoren Klodianan Toptani dhe nënkryetaren e bashkisë Keti Luarasi.

Koleksionisti Kozma Dashi na paraqet një historik nëpërmjet kartolinave.

Kozma Dashi, koleksionist: Nje homazh në 102 vjetorin e shpalljes së tiranës kryeqytet i përkohshëm i Shqipërisë. Jam munduar të paraqes një ekspozitë me bazë kartolinat, për të ilustruar një udhëtim virtual në historinë e Tiranës.

Po kush ishte qendra e vjetër e Tiranës, që përbëhej nga xhamia, furra e bukës dhe hamami.

Kozma Dashi, koleksionist: Fillon përpara kongresit të Lushnjë. Është paraqitur qendra e Tiranës, me xhaminë e Sulejman Pashë Bargjinit. Dhe më pas xhaminë e Ethem Beut, rrapi i tabakëve, ura e tabakëve e me radhë.

Në këtë ekspozitë shfaqen edhe disa nga familjet më me ndikim në jetën e qytetit, përfshi dhe Ali Erebarën që ka qenë kryetar bashkie përgjatë viteve 194- 1942.

Kozma Dashi: Është edhe një imazh për njerëzit që kanë bërë historinë dhe kanë kontribuar në këtë qytet, patjetër edhe për familjen Toptani që është mikpritëse.

Ekspozita në hark historik shtrihet deri në pushtimin italian. Dhe vazhdon të qëndrojë e hapur për publikun në Kalanë e Tiranës.

Top Channel