Pasditen e të enjtes në Air Albania u luajt derbi i kryeqytetit mes Dinamos dhe Partizanit i vlefshëm për Kupën e Shqipërisë.
Ndeshja e parë mes dy skuadrave ishte mbyllur me rezultatin 1-1. Sfida u zhbllokua në fund të pjesës së parë, nga Skuka që shënoi në portën e Dinamos duke i dhënë avantazhin Partizanit.
Skuadra e Dinamos tentoi të përmbyste rezultatin por nuk arriti të krijonte raste të pastra për shënim në portën e mbrojtur nga Alban Hoxha.
Kjo ndeshje ishte shumë e rëndësishme për dy skuadrat e kryeqytetit, pasi Kupa e Shqipërisë është një mundësi më shumë për të luajtur në kupat e Europës. Si Dinamo dhe Partizani janë larg kreut të klasifikimit dhe do ta kenë të vështirë të kualifikohen në kupat e Europës nëse nuk fitojnë Kupën e Shqipërisë që të çon direkt në Europë.
Prandaj ky kompeticion këtë sezon kishte një vlerë edhe më të madhe për Partizanin dhe Dinamon.
Top Channel