Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi pas takimit me Bashën: Rezultati i zgjedhjeve të 6 marsit të pranohet nga forcat politike

11/02/2022 11:43

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pritur këtë të premte kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovë, z.Memli Krasniqi.

Në fjalën e tij para gazetarëve, kryedemokrati Basha theksoi se me z.Krasniqi foli për luftën kundër korrupsionit, institucionet e pavarura dhe sipas tij të gjitha këto në funksion të mirëqenies së qytetarëve.

Për kreun e PD-së, armiku kryesor i mirëqenies së qytetarëve si në Shqipëri dhe në Kosovë, janë dhe mbeten institucionet e dobëta dhe korrupsioni. Sipas tij, lufta kundër tyre, qoftë kjo nga pozita e partive që ndajnë përgjegjësinë e qeverisjes, natyrisht që kanë përgjegjësinë më të madhe, por edhe nga ata që kanë përgjegjësinë e opozitës, janë prioritete dhe janë shërbimi më i mirë që mund t’i bëjmë vendeve dhe qytetarëve tanë.

Pata kënaqësinë e veçantë t’i uroj mirëseardhjen jo për herë të parë, por për herë të parë në cilësinë e kryetarit të PDK-së, z.Memli Krasniqi. Përgëzoj rolin e Partisë Demokratike të Kosovës për rolin që ka luajtur në procesin e formimit të shtetit të Kosovës dhe për rolin që vazhdon të luajë si një opozitë konstruktive në shërbim të interesave të qytetarëve të Kosovës. Natyrisht folëm për zhvillimet e fundit, në veçanti sa i takon zhvillimit të dialogut mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, Partia Demokratike qëndron fuqimisht në të njëjtin pozicion sa i takon objektivit të dialogut që është njohja e ndërsjellë midis dy vendeve dhe në veçanti ndamë pikëpamjen se rikthimi i një  koordinimi të fuqishëm midis BE-së dhe SHBA-së është një shans i mirë për të shtyrë përpara këtë dialog dhe për të tejkaluar pengesat ku sigurisht një barrë e madhe i përket BE-së dhe pesë vendeve anëtare. Njohja prej të cilave e realitetit të Republikës së Kosovës do të shmangë përfundimisht çdo skenar që aviten në Bosnje Hercegovinë dhe që kërcënojnë jo thjeshtë arkitekturën e paqes dhe stabilitetit në Ballkan, por vetë paqen dhe stabilitetin europian”, tha Basha.

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, z.Memli Krasniqi theksoi se Kosova dhe Shqipëria kanë shumë sfera të përbashkëta dhe është e nevojshme që mes këtyre dy vendeve të intensifikohet koordinimi dhe të rritet akoma edhe më shumë bashkëpunimi. Ai  i uroi suksese PD-së së Bashës në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit dhe tha se këto zgjedhje duhet të jenë ta pranuara nga të gjithë.

Kosova e Shqipëria kanë shumë sfera që kanë nevojë të intensifikojmë bashkëpunimin dhe koordinimin institucional.Pavarësisht jemi në qeveri apo opozitë në vendet tona, bashkëpunimin e kemi të padiskutueshëm e prioritet të prioriteteve. I urova sukses në procesin zgjedhor duke uruar mbi të gjitha një proces të rregullt te pranueshëm prej te gjithëve që vërtet e merr dhe vendos në ballë vullnetin e qytetarëve. Ne në Kosovë kemi të drejtë ti japim vetes pak të drejtë të flasim për këtë çështje se jemi të lumtur që kemi arritur ta konsolidojmë procesin demokratik dhe atë elektoral”, tha Krasniqi.

 

Top Channel