Java e 20 në dy ditë/ Vllaznia pret Teutën, Dinamo përballet me Laçin

11/02/2022 14:55

Pas mbylljes së fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, klubet e Superiores i rikthehen sërish kampionatit, me ndeshjet e javës së 20-ë që janë programuar të luhen në dy ditë të ndryshme, të dielën dhe të hënën.

Megjithatë misioni nuk do të jetë aspak i lehtë, pasi krutanët kanë marrë 7 pikë në 4 ndeshje me Emiliano Çelën si trajner dhe janë rritur ndjeshëm, ndaj do të kërkojnë të shmangin humbjen në transfertën rrogozhinase.

Të dielën në orën 16:45 e gjithë vëmendja do të jetë në Shkodër, ku Vllaznia do të presë Teutën e Renato Arapit. Kuqeblutë janë padyshim një nga skuadrat më të konsoliduara, por ndonëse kanë dominuar ndaj të gjithëve në 6 ndeshjet e fundit kanë marrë vetëm 7 pikë dhe kanë humbur jo pak terren me kreun.

Ndaj Teutës duhet fitorja, teksa të gjithë në Shkodër janë me sytë nga sulmi, pasi Aralica e Djurdjevic kanë kohë që nuk dërgojnë topin në rrjetë dhe nga ndeshja në ndeshje, po shpërdorojnë mundësi flagrante.

Nga ana tjetër durrsakët duket se “kanë larë duart” me kampionatin dhe do t’i dedikohen vetëm Kupës së Shqipërisë, si rruga më e mirë për të fituar të drejtën e garimit në kompeticionet europiane.

E hëna është rezervuar për skuadrat e kryeqytetit, me Partizanin që pas fitores së thellë 0-4 ndaj Teutës, do të udhëtojë drejt Korçës, për t’u përballur me Skënderbeun e Memellit në orën 16:45. “të kuqtë” kanë ngritur ndjeshëm nivelin e tyre në ndeshjet e fundit dhe do të provojnë të marrin tre pikët edhe në Korçë, por nuk do të jetë aspak mision i lehtë, pasi vendasit kanë humbur shumë terren dhe kanë nevojë urgjente për pikë, në mënyrë që t’i largohen zonës së rënies.

Po në të njëjtën orë, në “Elbasan Arena” do të luhet përballja Dinamo-Laçi. Bledar Devolli debutoi në pankinën blu me eliminim nga Kupa e Shqipërisë të enjten në mbrëmje, teksa do të kërkojë rezultatin e parë pozitiv pikërisht ndaj kurbinasve.

Këta të fundit nuk njohin humbjen prej 9 javësh në kampionat dhe janë me meritë në vendin e dytë, megjithatë vlen të theksohet se largimi i Lushkjas ka prishur jo pak punë në mesfushë dhe trajnerit Josa do t’i duhet kohë për të rigjetur ekuilibrat.

Në mbrëmje vëmendja do të jetë në “Air Albania”, me Tiranën kryesuese që do të presë Egnatian. Bardheblutë janë ekipi më i konsoliduar deri në këtë pikë dhe kryesojnë me meritë, teksa ndaj Egnatias do të synojnë një tjetër 3-pikësh, që i afron edhe më shumë me objektivin primar, titullin kampion.

Të gjithë ndeshjet e Abissnet Superiores do të mund t’i ndiqni në SuperSport, ku nuk do të mungojë as emisioni dedikuar futbollit shqiptar, “Gol pas Goli”./ Super Sport

JAVA 20
13-02-2022 13:45
13-02-2022 16:45
14-02-2022 16:45
14-02-2022 16:45
14-02-2022 19:45

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA