Hamami i grave ngjitet në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi”

11/02/2022 02:29

Hamami i grave” i Nell Dunn, shqipëruar nga Artur Lena është ngjitur mbrëmë në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi” në Korçë, me regji të Kiço Londos.

Një shfaqje guximtare që thyen tabutë përmes skenave dhe interpretimit të artistëve.

Regjisori i njohur ka guxuar ta sjellë veprën ashtu si është e shkruar ndërsa aty përfaqësohen të gjitha shtresat e grave, të arsimuara e të paarsimuara, gra të cilat në hamam sikur gjejnë veten, e rëfejnë pa droje gjithë jetën e tyre.

“Hamami i grave” është pritur mirë nga artdashësit korçarë dhe grupi i aktorëve ka sjellë diçka ndryshe nga ajo që jemi mësuar të shohim në skenën e teatrit.

Top Channel