Gent Sejko zgjidhet anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, mund të kandidojë për mandatin e dytë si Guvernator

11/02/2022 16:13

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë është zgjedhur anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të bankës.

Propozimi për një mandat të dytë si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës nënkupton se Gent Sejko do të kandidojë edhe për një mandat të dytë si Guvernator i Bankës së Shqipërisë. Ligji “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që Guvernatori zgjidhet nga Kuvendi me propozimin e Presidentit të Republikës.

Formula e përcaktuar në ligj kërkon dakordësi mes Presidentit dhe shumicës parlamentare

Gent Sejko u zgjodh anëtar i Këshillit Mbikëqyrës në vitin 2015, si propozim i vetë Këshillit dhe më tej u votua edhe si Guvernator i Bankës së Shqipërisë. Ai e mori detyrën pas ndërprerjes së mandatit të Guvernatorit të mëparshëm, Ardian Fullani, që u shkarkua nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë në shtator të vitit 2015, pas arrestimit të tij.

Top Channel