“Si i ati, dhe i biri”, do të thonë në Mançester. Cristiano Ronaldo u largua për te “Djajtë e Kuq” verën e kaluar, duke emocionuar tifozët që kishin frikë se mund të ndodhte më e keqja: t’i bashkohej City-t. Epo, tani ata do të kenë Cristiano Ronaldon, dy here, sepse Cristiano Junior, ndjek hapat e babait të tij.
Në një prezantim mjaft profesional, Cristiano Jr. shihet duke veshur fanellën me numrin 7 në shpinë, atë që babai i tij e ktheu ikonë në “Old Trafford”. Ai shoqërohej në një ditë kaq të rëndësishme nga Georgina Rodríguez, partnerja e Cristiano Seniorit, vëllai dhe dy motrat.
“Të ndjekim ëndrrat tona së bashku. Mami të do”, shkruan Georgina në profilin e saj në Instagram, në një postim ku shihet e gjithë familja, përveç babait.
I lindur më 17 qershor 2010 në San Diego (Kaliforni), CR7 Jr është është tashmë 11 vjeç dhe nëse vazhdon të përparojë, nuk do t’i duhet shumë kohë që të kalojë në nivele të tjera. Për momentin, babë e bir do të luajnë në të njëjtën kohë në Mançester.
Top Channel