Prej 30 vitesh familja Neloj nga Dukati i Vlorës siguron jetesën falë blegtorisë.
Por të bësh blegtori në Gadishullin e Karaburunit është sfidë më vete pasi mungojnë gjërat me bazike, si ujë,rrugë, shto këtu edhe rrezikun nga kafshët e egra që cenojnë bagëtinë.
Virjani i cili ka më shumë se 30 vite që është bari në këtë zonë, së bashku me gruan dhe djalin e tij jetojnë në shtëpizën modeste në një nga zonat malore të Karaburunit.
Ai shprehet se nuk ka asnjë stimulim nga shteti dhe qumështin e dhisë për shkak të mungesës së rrugës është i detyruar ta bëjë djathë.
Stina e verës është shumë më e vështirë për blegtorët pasi ndihet mungesa e ujit të pijshëm.
Por për Djalin e tyre i cili ndihmon familjen kjo gjë i duket rutinë.
Për Rejdin puna prej gjashtë vitesh si blegtor është e vështirë , pasi humbet kontaktet me shokët, por ai është mësuar. Puna të sjell dritë, ky është dhe mesazhi që ai përcjell për rininë e sotme.
Top Channel