Zhbëhen zgjedhjet e Tiranës, gjykata urdhëron: Eduard Pronari, i zgjedhuri i shoqatës së Tiranës

10/02/2022 19:21

Procesi zgjedhor për federatën shqiptare të futbollit kanë marrë një kthesë shumë të fortë. Gjykata e Tiranës ka zhbërë vendimin e shoqatës rajonale të Tiranës.

Këto zgjedhje u realizuan pak ditë më parë mes shumë polemikash dhe akuza për manipulime. Pas ankesës për procesin gjykata e Tiranës morri në shqyrtim atë. Ankuesit kërkonin revokimin e çdo vendimi dhe veprimi procedurial të mëparshëm dhe emërimin e Eduard Prodanit si president të shoqatës.

Prodani ishte në zgjedhjet e datës 24 dhe braktisi procesin pasi akuzoi se po bëheshin manipulime me anë të delegatëve të panjohur dhe paautorizuar.

Nga këto votime fitues u shpall Krenar Alimehmetin. Paralelisht me këto zgjedhje u zhvilluan dhe një palë zgjedhje të tjera ku u përzgjodh Eduard Prodani në krye të shoqatës së Tiranës.

Pas këtij vendimi të gjykatës që ndryshon gjithë procesin zgjedhor, reagoi edhe federate shqiptare e futbollit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA