Gjykata e Tiranës këtë të enjte i ka dhënë të drejtë Bashkisë së Tiranës, në padinë që ky institucion, në cilësinë e aksionarit në Klubin e Futbollit Tirana, ka ngritur kundër kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka.

Veliaj paditi për shpërdorim të detyrës, falsifikim të dokumenteve dhe rrjetit kompjuterik drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Në cilësinë e aksionerit te Klubit të Futbollit Tirana, Veliaj akuzoi Ilir Shulkun, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Federatë Shqiptare të Futbollit dhe Ardian Haçin, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, se kanë manipuluar në bashkëpunim zgjedhjet për Kreun e Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës.

FSHF, deklaroi se akuzat e Bashkisë Tiranë, kishin të bënin me një përpjekje për të destabilizuar garën zgjedhore.

Referuar vendimit të Gjykatës, hidhen poshtë të gjitha vendimet e marra nga Shoqata Rajonale Tiranë dhe pretendimet e FSHF-ës, duke regjistruar Eduard Prodanin, i cili kandidoi për postin e kryetarit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA