Fshati Loskutivka në Lindje të Ukrainës, prej 2014 është territor i pushtuar nga Rusia. Në hyrje të fshatit duhet të vendosim helmetën dhe jelekun antiplumb.

Kemi hyrë në zonën ku lufta prej 8 vitesh është ulur këmbëkryq dhe mund të avancoje nga Rusia në përmasa të paimagjinueshme.

Ndodhem në veri të Lunskut një zonë e cila është e okupuar nga Rusia. Mund të raportoj dhe mund të qëndrojë vetëm përpara kësaj ndërtesë, pasi vetëm rreth 200 metra më tutje janë të stacionuara forcat e Rusisë, të cilat në mënyrë konstante herë pas here lëshojnë breshëri armësh në drejtim të pjesës tjetër ku janë të instaluara forcat ushtarake të Ukrainës.

E Gjithë kjo zona i ngjan deri diku një zone militare. Për shembull janë ndërtuar këto mbrojtëse, nga ku mund të vendosen armët për t’ju kundërpërgjigjur krahut tjetër në rast sulmi. Kjo është se ajo se çfarë nga mbetur nga ajo zonë që dikur kanë qenë banesa. Njerëzit janë larguar si pasojë e luftës dhe okupimit që Rusia i ka bërë kësaj zone 8 vite më parë. Pra nëse në qytete të tjera të Ukrainës flitet dhe diskutohet për frikën e luftës, ajo këtu është prezente. Ka 8 vite që ndodh.

Për ushtarakët ukrainas vigjilenca është maksimale çdo minutë. Na këshillojnë se ku mund të qëndrojmë për mos tu bërë objekt shënjestre e snajperave rus.

Ky është komandanti skuadrës stacionuar në vijën e parë të luftës. Ai tregon për Top Channel se ka për detyrë të zbrapsë çdo avancim të mëtejshëm të Rusisë në okupimin e të tjera territoreve.

“Që prej 2018 unë jam duke shërbyer këtu. Unë jam i trajnuar për veprime taktike përfshi ato të luftimit edhe nën takt. Tashmë ne jemi shumë herë më të përgatitur për të luftuar me ushtrinë e federatës ruse. Ata nuk do të kenë mjaftueshëm forca për të luftuar me ne. Ne këtu kemi një linjë të fortë mbrojtje e cila nuk do ti lejojë të avancojnë”, tha ai.

Ushtarakët këtu janë miqësor me ata që vinë t’i vizitojnë. Janë të kujdesshëm në atë që thonë.

“Ne jemi të vendosur të mbrojmë me çdo çmim vendin tonë.Në mënyrë konstante ne provokohemi çdo natë nga sulmet me armë nga pala armike. Në këtë pikë nuk kemi patur kolege të vrarë. Të plagosur po”, thotë një ushtar.

Krahas ndërtimit të vend vendosjeve për të hapur zjarr nuk mungon edhe trasheja. Kjo është një trashe e gjatë 700 metra hapur nga ushtarët e Ukrainës nëse do të ketë një sulm nga pjesa tjetër fundore e saj ku janë stacionuar forcat ruse.

Ushtarakët e këtushëm janë mësuar tashmë me situatën e tensionuar. E dinë fare mirë se çfarë i pret nëse Vladimir Putin do të lëshojë urdhrin e pushtimit të Ukrainës.

Nëse Rusia do të vendosë të pushtojë Ukrainën forcat tokësore do të lëvizin pikërisht nga kjo pjesë ku unë jam duke raportuar për të vijuar e avancuar në lindje të Ukrainës.

Raportoi nga Ukraina për Top Channel: Muhamed Veliu, operator Besfort Kryeziu

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA