Miratohet zgjatja e mandateve të vettingut/ Pse ndryshoi PD? Zheji në ‘Open’: Është antipatik fakti që quhet bashkim votash

10/02/2022 21:17

Ditën e sotme socialistët dhe demokratët gjetën dakordësi, ndërsa me 118 vota pra e 4 abstenim, Kuvendi miratoi zgjatjen e afatit të Vettingut.

Koha e vijimit të punës së komisioneve që po përzgjedhin gjyqtarët dhe prokurorët do zgjatet edhe me 30 muaj në mënyrë që të përfundojë i gjithë procesi.

Ky akt ndryshuar klimën politike në vend! Çudia është fakti që PD i ka votuar këto ndryshime ndërkohë që kanë qenë 5 vite kundër në lidhje me këtë çështje!

I ftuar në ‘Open’ mbrëmjen e sotme për të folur rreth kësaj teme, analisti Artur Zheji u shpreh tha se ka të bëjë me një aromë tradhtie megjithatë nuk dihet nëse është bërë për t’i bërë qefin Ramës.

Zheji tha se është pak antipatik fakti që quhet bashkim votash, por quhet një votim i Vetting-ut

Zheji: Mendoj se n 2016 u votua nga 140 deputetë, nen presion, u tha dhe madje dhe njerëz të inkriminuar e votuan atë. U votua disa ligje anekse PD nuk i votoi por LSI i votoi. Është pikëpyetja, lind ideja është kjo një tradhti e Bashës apo është beteja për institucionet. O do jesh jashtë institucioneve ose do jesh brenda. Ka një aromë tradhtie, për ata që e akuzojnë Bashën siç thotë Berisha jo pengu, jo brava. Politika është kjo, mund të bëjmë spekulime pse Rama nuk e votoi sot, por s’mund të nisemi nga ky fakt. Janë 2 ministra të Ramës në burg mos harroni. Cili ishte interesi i PD që ti bënte qefin Ramës? Nuk mendoj që është një bashkim i votave por një votim i vettingut. Kështu u bë në 2016. Kur rruga alternative u provua tre vjet dhe u bë thuajse një vetëvrasje politike, institucionet u kapën gjithmonë e më tepër nga Rama. Është pak antipatik fakti që quhet bashkim votash, por quhet një votim i Vetting-ut. Nuk ka dramë, nuk shoh çudi, o do votosh vettingun o do bllokosh vettingun dhe SPAK.

Top Channel