Inflacioni është fiksuar në nivelin 3.7% në janar, pa ndryshuar nga muaji dhjetor, por sërish më i lartë se objektivi i Bankës Qendrore. Ndryshe nga muaji i mëparshëm ngritja e çmimeve është më e fortë tek ushqimet këtë muaj.

Sipas shifrave rritje të fortë kanë perimet me 17%, frutat, por edhe vajrat dhe yndyrat. Të gjitha këto produkte ndikojnë në mënyrë direkte në koston e jetesës së qytetarëve.

Më pas, Transporti është grupi i dytë me ndikimin më të fortë në inflacion, teksa shpenzimet për karburante janë rritur me 9%.

Statistikat tregojnë se në kushtet kur qytetarët po shpenzojnë shumë për karburant dhe ushqime, në kontrast, çmimet e mobilieve shtëpiake kanë pësuar rënie ose kanë qëndruar të stabilizuara gjatë janarit, e njëjta gjë edhe me veshjet dhe këpucët. Gjithashtu pjesa e shëndetësisë nuk është prekur aspak nga vala e rritjes së çmimeve.

Inflacioni që po përjeton Shqipëria është ndër më të lartit në 11 vite. Banka e Shqipërisë ka parashikuar se çmimet do vijojnë të qëndrojnë të larta gjatë gjithë vitit, ndërsa shumë shpejt normat e interesit mund të rriten dhe kreditë hipotekore apo ato konsumatorë do të bëhen më të shtrenjta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA