Emisari i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor ka qëndruar gjatë ditës në Kosovës.

Ai pati takime me krerët e institucioneve në vend, të cilat i quajti si konstruktive.

 “Ishte takim konstruktiv. Ishte kënaqësi të takoj të dy Presidenten dhe kryeministrin”, tha Emisari i Britanisë së Madhe.

Peach shtoi se kanë biseduar për çështjet e sigurisë në rajon e të cilat prekin Kosovën.

“ Kemi folur për të gjitha çështjet e sigurisë në rajon dhe që kanë rëndësi për Kosovën. Jemi të përkushtuar si qeveri që të mbështesim Kosovën në integrimin e saj euroatlantik”, tha ai.

Pas takimit përmes një komunikate Presidentja Vjosa Osmani u shpreh se gjatë bisedës me emisarin britanik ka theksuar se Kosova është e përkushtuar ndaj dialogut, me përfundim njohjen reciproke.

Ndërkaq, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se para Peach shprehu qëndrimin e tij që dialogu si proces duhet të respektojë barazinë e palëve.

Emisari i Britanisë për rajonin të premten përfundon vizitën në Kosovë, pas takimit me partitë opozitare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA