Një diamant i zi miliarda-vjeçar, që besohet të jetë diamanti më i madh i prerë në botë, është shitur për 4.3 milionë dollarë.
Sipas BBC, Enigma, guri i çmuar prej 555.55 karatësh, që peshon pothuajse sa një banane, pritej të merrte më shumë se 4.4 milionë paundë në aksionin online.
Drejtuesi i ankandit “Sotheby” tha se “blerësit ka zgjedhur të përdorë kriptovalutën për këtë blerje”. Ekzistojnë teori konkurruese rreth origjinës së gurit, përfshirë atë që erdhi në Tokë nga një asteroid.
Sotheby nuk e identifikoi blerësin, por pas ankandit, sipërmarrësi i kriptovalutave, Richard Heart, doli në mediat sociale dhe pretendoi se ishte blerësi i Enigmës.
Enigma, me peshë 800 karat në formë të papërpunuar kur u ble nga pronari aktual në vitet 1990, mori formën e saj përfundimtare pas tre vitesh përpunimi. E prerë në formë palme sipas frymëzimit nga Lindja e Mesme, Enigma pritej te gjente blerës për rreth 3-5 milionë sterlina.
Nikita Binani, specialiste e bizhuterive në Sotheby’s, duke folur për AA, shprehu kënaqësinë për ofrimin e një diamanti të rrallë dhe që bie në sy.
Binani vuri në dukje se Enigma u rendit si diamanti më i madh i zi me ngjyrë natyrale në botë nga Instituti i Gurëve të Çmuar i Amerikës (GIA) dhe hyri në Librin e Rekordeve Guinness si “diamanti më i madh i prerë në botë” në vitin 2006.
Top Channel