“Blindohet” vendi ballkanik: SHBA nis autoblinda Stryker, artileri e xhenierë

10/02/2022 19:23

Autokolona e parë amerikane me ndihmë ushtarake mbërriti mbrëmjen e djeshme në Rumani, e nis menjëherë drejt bazës Mihail Kogălniceanu në  Constanța.

Pajisjet dhe trupat e SHBA-së u shoqëruan nga forca vendase të sigurisë. Autokolona është pjesë e Task Force-s Cougar, thuhet në faqen e Facebook-ut të ministrisë rumune të mbrojtjes, ku sqarohet gjithashtu se u morën masa për të siguruar lirshmërinë e lëvizjes së saj në trafik.

Bëhet fjalë për 15 mjete të tonazhit të rëndë me autoblinda Stryker. Kolonel-lejtnant, Ioan Sorin Semeniuc, i cili ishte ngarkuar me detyrën të priste autokolonën, sqaroi se pajisjet erdhën nga Gjermania.

Pentagoni njoftoi javën e kaluar se 1.000 ushtarë amerikane do të ripozicionohen në këtë vend dhe në Rumani.

Autoblindave Stryker do t`i shtohen edhe pajisje artilerie, struktura mbështetëse, si dhe njësi xheniere.

Në Rumani, ndodhen sakaq mbi 900 trupa amerikane në kuadër të sistemit të përhershëm të rotacionit. Këto lëvizje vijnë në një kohë përshkallëzimit të tensioneve në kufirin me Ukrainën, të cilat kanë ngjallur frikën se konflikti mund të shtrihet edhe më tej në lindje të Europës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA