Anglia do heqë karantinën/ Johnson: Nga 21 shkurti nuk do izolohen të infektuarit

10/02/2022 00:44

Mbretëria e Bashkuar mund të jetë vendi i parë evropian që eliminon detyrimin e karantinës për ata që janë pozitivë me Covid-19. Kështu bëri të ditur kryeministri Boris Johnson duke folur në Parlamentin Britanik. Ndalimi i izolimit ishte planifikuar aktualisht për në 24 mars, por lamtumira ndaj masës mund të vijë në fund të shkurtit.

Më 21 shkurt, Johnson do të shpallë strategjinë e qeverisë për pandeminë. “Me kusht që tendencat inkurajuese e të dhënave të vazhdojnë. Mendoj se do të jemi në gjendje t’i japim fund kufizimeve përfshirë dhe detyrimin ligjor për t’u izoluar kur je pozitiv, besoj se mund ta marrim këtë masë një muaj më herët” se sa ishte parashikuar.

Propozimi i tij për t’i dhënë fund pandemisë më herët do të duhet të votëbesohet në parlament. Në Mbretërinë e Bashkuar, infeksionet vazhdojnë të jenë të larta, por nga ana tjetër shtrimet në spital vazhdojnë të ulen dhe vdekjet e përgjithshme janë në mesataren e atyre të regjistruara në të kaluarën në periudhën e dimrit.

Përfundimi i detyrimit të izolimit do të eleminojë edhe testet, të cilat mund të kërkohen vetëm në shtëpitë e pleqve dhe spitale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA