10 të arrestuar në Tiranë/ Në pranga një 53-vjeçar që kanoste fqinjët, çfarë bëri gjatë shoqërimit në komisariat

10/02/2022 19:57

10 persona janë vënë nën prangat e policisë në Tiranë, ndërsa një tjetër është proceduar penalisht 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Mes të arrestuarve është edhe një 53-vjeçar, i cili kanoste fqinjët e tij. Pas shoqërimit ai ka kanosur edhe efektivët ndërsa ka goditur edhe derën e ambienteve të policisë.

Të arrestuarit e tjerë akuzohen për drogë, të dehur në timon si dhe për aksident.

Në njoftimin e plotë të policisë thuhet se: “Policia arrestoi shtetasin F. S., 18 vjeç, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, si dhe proceduan penalisht shtetasin K. Ç., 20 vjeç, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, pasi shtetasi F. S. ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës, në të cilën, gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur një armë zjarri revolver me pjesë të zbërthyera, të cilën shtetasi K. Ç. ka tentuar ta fshehë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– A. N., 26 vjeç, F. R., 28 vjeç dhe M. Ç., 25 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. B., 53 vjeç, për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Shkatërrimi i pronës”, pasi në mënyrë të vazhdueshme kanoste fqinjët e tij, ndërsa gjatë shoqërimit, ka kanosur punonjësit e Policisë, duke mos iu bindur urdhrit të tyre, si dhe ka goditur derën e ambienteve të Policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. H., 39 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin e shtetasve:

– O. A., 26 vjeç dhe A. K., 18 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, pa leje drejtimi;

– D. K., 35 vjeç, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ka aksidentuar shtetasin J. B., 40 vjeç, që po udhëtonte me biçikletë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën;

– Sh. P., 59 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar mjetin, ka humbur kontrollin dhe ka aksidentuar shtetasin S. K., 77 vjeç. Më pas, drejtuesi i mjetit është përfshirë në aksident me disa mjete të tjera dhe për pasojë është dëmtuar vetë. Aktualisht shtetasi Sh. P. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Më datë 09.02.2022, shtetasi F. S., 30 vjeç, ka kallëzuar se bashkëshortja e tij, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA