Aksident i rëndë në hyrje të Pogradecit, humbi kontrollin mbi mjet dhe përplaset me murin anësor të një tuneli, lëndohen shoferi dhe pasagjeri
Rajoni Donesk në Lindje të Ukrainës prej 2014 është në luftë dhe i ndarë në dy pjesë. Njëra që kontrollohet nga e ashtuquajtura Republika Kombëtare e Donetsk dhe pjesa tjetër nga Ukraina.
Pikërisht në pjesën e kontrolluar nga Ukraina në Kramatorsk ndodhet i dërguari Top Channel, Muhamed Veliu së bashku me operatorin Besfort Kryeziu.
Qytetarët këtu në Krematorsk, raporton gazatari i Top Channel, thonë se nuk ka të ardhme.
Guvernatori Donetsk Pavlo Kylenko thotë se katër postoblloqe, që janë të bllokuara nga pala okupuese ruse për mos të lejuar qytetetarët e pjesës së Ukrainës të kalojnë.
Në pjesën tjetër ka forca të mirëfillta ushtarake ruse dhe jo nga ata që njihen si mbështetës të Republikës Kombëtare e Donetsk.
“Ne jemi duke u përgatitur për çdo skenar, kemi nisur stërvitje ushtarake” tha ai.
Guvernatori Donetsk theksoi se kjo pjesë e Ukrainës u mbrojt nga ushtria dhe vullnetarët.
Nga 2014 deri më tani janë shënuar 15.000 persona të vrarë, civilë dhe ushtarakë.
Ndërkohë, sa vjen dhe shtohet frika e një lufte kibernetike, pasi Rusia përmes të tilla sulmeve do të tentojë destabilizimin e Ukrainës.
Sulmet e të shkuarës, tregojnë se Rusia e ka përdorur Ukrainën si laborator testues të teknologjisë së saj kibernetike.
Që prej pushtimit të Krimesë, Rusia, ka ndërmarrë 288.000 sulme kibernetike ndaj Ukrainës në 10 mujorin e parë të 2021.
Top Channel