Rrjeti AFP shkruante sot se mijëra zogj emigratorë mungonin sivjet në ndalesën e tyre të përvitshme në parkun kombëtar të Divjakës.
Teksa mbikëqyrte pelikanët dalmatianë dhe flamengot rozë, drejtori i parkut Ardian Koci thotë se mungojnë “rreth 9,000 zogj në krahasim me vitin e kaluar”.
“Kemi zbuluar se rreth 9,000 zogj uji mungojnë në krahasim me vitin që shkoi,” tha Koci, duke shtuar se vjet u numëruan rreth 25,000 zogj emigratorë.
Në 2021 sipas tij ishin 34,000 zogj të ardhur në këtë sezon në lagunën e Divjakës, që është nga vendet e preferuara të shpendëve emigrues. Edhe eksperti i zogjve Mirjan Topi tha se disa specie zogjsh si çafka gri mungonin sivjet, për arsye si urbanizimi, mbipeshkimi e faktorë të tjerë.
Nexhip Hysolokaj, një tjetër ekspert thotë se një rënie e numrit të shpendëve emigratorë në Shqipëri është vërejtur prej disa vitesh. Disa shkencëtarë përmendin faktorët e mësipërm për fenomenin ndërsa të tjerë theksojnë se zogjtë mund të emigrojnë në të tjera rajone.
Top Channel