“Pushtimi i Ukrainës, katastrofik për Europën e SHBA”, koloneli amerikan tregon skenarin

09/02/2022 14:29

Kolonel lejtnanti amerikan, Alexander Vindman, përgjegjës për politikën e Ukrainës në Shtëpinë e Bardhë gjatë presidencës Trump, konsideron se Joe Biden bëri “shumë pak dhe reagoi shumë vonë” për pengimin e një pushtimit rus, i cili sipas tij do të ishte “katastrofik” për Shtetet e Bashkuara dhe aleatet e tyre europianë.

Vindman, që javën e kaluar paditi katër ish-bashkëpunëtorë të Trumpit për një fushate “frikësimi dhe hakmarrjeje” kundër tij, shprehu frikën se një inkursion rus në Ukrainë mund të përshkallëzohej me shpejtësi në një konflikt ushtarak dhe kibernetik shumë përtej kufijve të atij vendi.

“Nuk ka për të qenë një luftë e kufizuar ajo, më besoni. Disa anëtarë te NATO-s- vendet Balltike, Polonia, Mbretëria e Bashkuar- thonë se janë të përgatitura të ndërhyjnë, dhe nëse rusët ndihen sikur janë mbërthyer në qoshe, sidomos nëse pësojnë humbje të rënda, do të reagojnë fort”, u shpreh ai.

Eksperti ushtarak e ka një skenar në kokë. Ai është i bindur se përpara mësymjes konvencionale, Moska do të nisë një ofensivë madhore kibernetike kundër Ukrainës, duke gjymtuar infrastrukturën e saj të komunikacionit, rrjetin elektrik dhe të gjithë llojet e shërbimeve.

Ky sulm sipas tij, do të kalojë edhe në Europë e SHBA, duke detyruar ato të kundërpërgjigjen. Rreziku i destabilizimit të të gjithë kontinentit të vjetër është i madh, ndërsa të mos harrojmë shton koloneli, edhe fluksin e mijëra emigrantëve që do të vërshojnë drejt saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA