Punuan gjatë pandemisë, kompania dërgon punonjësit me pushime në Tenerife!

09/02/2022 14:16

Një kompani rekrutimi në Britaninë e Madhe ka vendosur të dërgojë 55 punonjësit e saj me pushime në Tenerife, duke i falënderuar në këtë mënyrë për faktin që punuan gjatë pandemisë së koronavirusit.

Punonjësit e Yolk Recruitment në Cardiff, do t`i kenë të gjitha të paguara kur të shkojnë në muajin prill në zonën e konsideruar si një ndër më të lakmuarat në botë për të pushuar. Firma do të shpenzojë më se 100,000 paund për pushimin katër ditor.

Kompania, që nisi punën në Cardiff 14 vjet më pare, shpjegoi se periudha e pandemisë në 2020-tën, ishte më e vështira nëpër të cilën kishte kaluar ndonjëherë, por vitin e kaluar, pati fitime të mëdha. “Stafi ynë qëndroi në krye të detyrës, e në kohën e izolimit punuan dhe nga shtëpia.

Thjesht deshëm që t`i tregojmë mirënjohjen tonë të gjithëve për sakrificat e tyre, dhe t`u themi faleminderit për këto dy vitet e fundit”, tha shefi i firmës, Pavan Arora. “Duam të sigurohemi që të gjithë të ndihen të vlerësuar për punën e palodhur që kanë bërë këto kohë”, shtoi ai.

Njëri prej punonjësve, 28 vjecari Matthew Morgan u shpreh mjaft i befasuar. Ai filloi punë në këtë firmë në 2022-shin, por ndonëse është i ri në këtë kompani, sërish pati të njëjtat përfitime si punonjësit e tjerë të saj.

Në fillim mendoja se po bënin shaka me mua, por pastaj pashë që është e vërtete, e u befasova shumë”, u shpreh Morgan i kënaqur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA