Moisi Habilaj edhe pse është në arrati do gjykohet nga Gjykata e Posaçme e Apelit dhe Krimit të Organizuar.

Trupa gjykuese e Apelit përbëhet nga Sokol Ngresi, Margarita Buhali dhe relator Fuat Vjerdha. Këta të fundit janë gjyqtarë të deleguar nga KLGJ, për të gjykuar këtë çështje.

Këshilli i Lartë Gjyqësor në mbledhjen e tij të ditës së sotme mori vendimin nr.56, datë 09.02.2022 ku vendosi:  Gjyqtari i Gjykatës së Apelit Shkodër, Fuat Vjerdha (relator) si dhe gjyqtarët e Apelit Vlorë, Sokol Ngresi  dhe Margarita Buhali, caktohen në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar, çështjen penale me të pandehur: Moisi Habilaj etj. Akuza për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 283/a/l e 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e KLGJ-së.

Habilaj është nën akuzë për trafik droge dhe grup i strukturuar kriminal. Moisi Habilaj u dënua në Itali me 15 vite e 5 muaj burg lënë në fuqi edhe nga Apeli atje, por ky vendim nuk u ekzekutua pasi u arratis nga banesa ku qëndronte me masë sigurie.

Ai u arrestua disa vite më parë si pjesë e operacionit Venti dei rosi të policisë italiane. Policia italiane e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar trafikantin e dënuar.

Habilaj u dënua së bashku me Meridian Sula, Nezar Seiti, Antonino Riela, Vinccenso Spanpinato, Angjelo Buzaka, Xhanluka Pasavanti dhe Xhuzepe Greko.

Dy shqiptarët e tjerë Maridiam Sulaj dhe Nezar Seiti, kanë përfituar ulje dënimi. Sulaj u dënua me tetë vjet ndërsa Seiti, që besohet të ishte arkëtari i organizatës dhe u ekstradua në Itali pasi u arrestua në Shqipëri, gjashtë vjet e tetë muaj.

Në shkallën e parë Sulaj u dënua 8.4 vite burg dhe Seiti 7.4 vite burg.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA