Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e policisë dhe tre të tjerë janë vënë nën hetim, pasi përfitonin para përmes një call center-i të paregjistruar në organet tatimore.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se O. F., nëpërmjet një call center-i të paregjistruar në organet tatimore, u prezantohej shtetasve të huaj si agjent burse që investonte në Kriptomonedha dhe Forex. Nëpërmjet këtij mashtrimi ai ka përvetësuar nga një klient i huaj, shumën prej 108000 euro.

“Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Programuesi”. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Vihet në pranga një shtetas, për veprat penale “Mashtrimi”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Punësimi i paligjshëm”. Procedohen penalisht 3 shtetas të tjerë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Programuesi”, si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetasit: O. F., 31 vjeç, banues në Tiranë”, sipas policisë.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të paligjshme dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në të.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA