Londra sulmon Macronin: Po bën premtime nga koka e tij për Ukrainën!

09/02/2022 14:48

Londra u shfaq e shqetësuar nga premtimet private që Emmanuel Macron po bën sipas saj, në përpjekjet e tij për të ndërmjetësuar në krizën e Ukrainës.

Presidenti francez është përpjekur të pozicionohet si figurë pajtuese në konfliktin që rrezikon të shpërthejë në lindje të Europës.

Por në takimin e tij me Vladimir Putin, thonë mediet britanike, shefi i Elizesë bëri oferta të cilat nuk kishin marrë më parë bekimin e partnerëve të Francës në NATO, përfshirë dhe Anglinë. Fakti që Macron nuk është konsultuar më parë me partnered, mund të zhvlerësojë çdo marrëveshje që ai pretendon të arrijë me Putin, thanë burime në qeverinë britanike. “Ai po vepron me kokën e tij, nuk e dimë se ç’po ndodh, por gjërat që ofron po shkojnë përtej pozicionit të NATO-s”, shtuan burimet në fjalë.

Pas Moskës, Macron ndaloi në Kiev ku u takua me homologun ukrainas Volodymyr Zelensky. kreu i shtetit francez tha në përfundim të këtij takimit se udhëheqësit e Rusisë dhe Ukrainës janë të përkushtuar për respektimin e marrëveshjeve të Minskut, ç’ka krijon sipas tij mundësi për përparim në negociata.

Marrëveshjet e Minskut u nënshkruan më 2014 dhe 2015 nga udhëheqësit e Ukrainës, Rusisë, Francës dhe Gjermanisë, si përgjigje ndaj aneksimit të Krimesë nga Rusia. Ato synojnë dhënien fund të luftimeve të separatistëve pro-rus në rajonin lindor të Donbasit në Ukrainë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA