Lakrën po na e merr Ukraina/ Eksportohet më shumë në këtë periudhë
09/02/2022 19:51
Sergej Kosovan është një tregtar nga Ukraina që prej më shumë se 7 vjetësh importon produktet e Divjakës . Çdo ditë nga kjo pikë nisen drejt vendeve të lindjes 2 kamionë me produkte bujqësore .
Sipas Sergej këtë vit është shtuar kërkesa për produktet bujqësore por kjo nuk ka të bëjë me situatën prag lufte në Ukrainë.
Për eksportuesit ky sezon duket që ka nisur i mbarë. Ajo që mbetet problem është njohja e analizave të produkteve nga disa vende ku eksportojnë siç është përshembull Serbia ku në dogana kërkohet përsëritja.
Në këtë periudhë nga Divjaka po ekportohet lakra dhe sallata dhe preshi të cilat po tërhiqen më së shumti nga Ukraina.
Top Channel