15/01 22:06
Rikthehet derbi i kryeqytetit Partizani-Dinamo në ndeshjen e dytë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.
Ndonëse kanë barazuar 1-1 ndeshjen e parë bluë e kryeqytetit do të zbresin në fushën e lojës në këtë ndeshje me synimin e kualifikimit për më tej nën drejtimin e trajnerit të ri Bledar Devolli i cili kjo e enjte do të fillojë aventurën si trajner i parë në vend të Bledi Shkëmbit.
Ndërkohë Partizani vjen në këtë ndeshje me synimin për t’u kualifikuar pas barazimit 1-1.
Sa i përket objektivave të sezonit fitorja me Teutën 4-0 në fundjavën e shkuar i ka dhënët ë kuqve me sa duket një shtysë për t’iu rikthyer objektivave të fillim sezonit.
Top Channel