Dënohen vrasësit e taksistit/ 37 vite burg për vëllezërit që e akuzuan se kishte lidhje me nënën e tyre

09/02/2022 19:24

Kjo makinë me targën e mbuluar me Bekimin ” Urime çiftit”, por prej të cilës u qëllua për vdekje Abdulla Budlla u konsiderua prova më e fortë kundër dy vëllezërve Saimir dhe Arsil Shera.

Dy të rinjtë, njëri 33 vjeç dhe tjetri 22 vjeç u shpallën fajtore nga gjykata për vrasje me paramendim dhe u dënuan në total me 37 vite burgim.
Gjatë fjalës së mbrojtjes ata i kërkuan gjykatës të merrte parasysh si rrethanë lehtësuese gjendjen emocionale të secilit kur ata mësuan të vërtetën.

Ajo që Saimir Shera, dënuar me 22 vite e quajti ” errësimi i syve” ka lidhje me thashethemin që u hap në fshatin e tyre për lidhjen e mamasë me taksistin e familjes, të cilin e kishin pajtuar prej pesë vitesh. Vëllai më i madh Saimiri tha në gjykatë se kur u kthye nga Greqia kuptoi që historia ishte përhapur në zonë dhe ngado flitej për Abdulla Budllën dhe të ëmën e tij , por ndërkohë ai mësoi se viktima kishte ngacmuar edhe një anetar tjetër te familjes.

‘I ngjita makinës me qera frazën e urimeve në dasmë dhe i kërkova vëllait tjetër t’i jepte automjetit’, u rrëfye në gjykatë i riu i cili tregoi se më i vogli nuk dinte asgjë.

‘E pashë Budllën në makinën e tij, dhe humba arsyen ndaj e qëllova me një armë të 1997’- tha 33 vjeçari .

Gjykata vlerësoi se krimi u krye me paramendim dhe i shpalli fajtorë të dy djemtë.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA