Po afrohet momenti i zgjedhjes së vendit organizator të Kupës së Botës 2030. Aleksander Ceferin, president i UEFA-s, u kërkoi 55 federatave anëtare që të ketë vetëm një kandidaturë europiane.

Në fakt, përpjekjet e bëra nga Luis Rubiales dhe Fernando Gomes, presidentë të federatave të Spanjës dhe Portugalisë, me sa duket po konkretizohen me shpalljen e një kandidature të përbashkët, pasi Anglia dhe Irlanda janë tërhequr dhe po mendojnë për organizimin e Euro 2028.

Kandidatura e Spanjës dhe Portugalisë mbetet opsioni i vetëm i UEFA-s për organizimin e Botërorit 2030. Me këtë lëvizje sigurohet mbështetja e 55 federatave evropiane, diçka që Aleksander Ceferin e ka bërë të qartë në raste të ndryshme: “Ne duhet të kemi një kandidaturë dhe mbështetja do të jetë totale”.

Përveç mbështetjes europiane, edhe federatat arabe e kanë miratuar “ofertën” iberike, falë organizimit të Superkupës së Spanjës në Arabinë Saudite.

Si krerët e shteteve ashtu edhe qeveritë e Spanjës dhe Portugalisë kanë treguar mbështetje absolute për projektin dhe e shohin atë si një mundësi të madhe për të dy vendet, si në aspektin ekonomik, ashtu edhe në atë sportiv dhe social.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA