
25/02 09:55
Senegali mposhti me penallti Egjiptin në finalen e Kupës së Afrikës duke iu gëzuar kështu suksesit të parë në historinë e tyre sa i takon trofeut të Kupës së Afrikës.
Tashmë, kombëtarja e udhëhequr nga kapiteni Sadio Mane ka lënë Kamerunin ku edhe u zhvillua turneu dhe është kthyer në shtëpi, teksa është pritur nga një turmë e madhe tifozësh të cilët po festonin triumfin historik.
Sakaq, nuk mungoi edhe autobusi i hapur me tifozët të cilët patën mundësinë të përshëndeteshin nga pranë me idhujt e tyre të cilët padyshim e kanë bërë kombin të ndjehet krenar si asnjëherë më parë.
Top Channel