19/12 22:32
Cristiano Ronaldo shkoi me një makinë të re në seancën stërvitore të Manchester United këtë të hënë.
Bëhet fjalë për një automjet luksoz, që partnerja e tij, Georgina Rodriguez, ia bëri dhuratë me rastin e 37-vjetorit të lindjes.
Është një Cadillac Escalade, gjashtë metra të gjatë e që kushton 180,000 euro. Ronaldo shoqërohej edhe nga një truprojë, duke dhënë përshtypjen se ishte një burrë shteti.
Cadillac-u është i gjatë sa një gjirafë dhe ka një sistem audio me 36 altoparlantë. Mbi të gjitha, automjeti ofron shumë hapësirë për familjen në rritje. Në fund të fundit, Georgina është shtatzënë, siç mund ta kuptohet edhe nga fotot e publikuara në llogarinë e saj në Instagram./ Supersport
Top Channel