Polonia ka njoftuar hapjen e një njësie të re ushtarake të sigurisë kibernetike.
Ministri i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak, theksoi se qëllimet e njësisë përfshijnë mbrojtjen, zbulimin dhe në bazë të nevojës mbrojtjen e Forcave të Armatosura të Polonisë nga sulmet kibernetike.
“Ne jemi të vetëdijshëm se sulmet kibernetike janë bërë mjete të politikës së shekullit 21 dhe gjithashtu janë përdorur nga fqinji ynë”, tha Blaszczak, duke iu referuar Rusisë.
Duke theksuar se forca e sigurisë kibernetike do të ishte një pjesë themelore dhe kyçe e Forcave të Armatosura të Polonisë, Blaszczak tha se gjenerali Koral Molenda i ushtrisë polake u emërua në krye të njësisë.
Kjo masë vjen pasi në vitin 2021 posta elektronike private e kreut të kancelarisë së kryeministrit polak, Michal Dworczyk, u hakua dhe ishte e disponueshme në internet./AA/
Top Channel