Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, u shpreh i shqetësuar nga planet për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, një zyrtar i lartë i qeverisë shqiptare, që bashkëpunonte me nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Reagimi i ambasadorit gjerman pasoi njoftimin e ministrisë së Kulturës, Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe zyrës së Bashkimit Evropian për “fillimin e punimeve restauruese në shtëpinë e Xhafer Devës, shtëpi e ndërtuar në vitin 1930 në qendër të qytetit (të Mitrovicës) nga arkitektë dhe punëtorë austriakë”.

Në një komunikatë të përbashkët të këtyre institucioneve thuhet se, shtëpia e Xhafer Devës “ka vlerë të jashtëzakonshme shoqërore, kulturore, historike dhe arkitektonike për tërë rajonin. Për nga stili i ndërtimit, kjo shtëpi i përket arkitekturës moderne euro-perëndimore dhe shquhet me elemente të shumta dekoruese në pjesën e jashtme. Si e tillë kjo është një ndër shtëpitë e para të këtij stili në Mitrovicë dhe Kosovë.

Stili i ndërtimit të kësaj shtëpie, paraqet kthesë radikale të kalimit nga ndërtimi i objekteve me ndikim të arkitekturës të stilit oriental, në ndërtim të objekteve me stil të arkitekturës moderne evropiane”.

Ambasadori gjerman u shpreh i shqetësuar për planet e restaurimit të shtëpisë së Xhafer Devës, “një bashkëpunëtor/protagonist i njohur nazist i Divizionit famëkeq SS, Skënderbeu. Jo shtrembërimit të historisë! Mos e shtrembëroni të vërtetën rreth Holokaustit apo krimeve të luftës të kryera nga nazistët dhe bashkëpunëtorët lokal”, shkroi ai në rrjetin Twitter.

 

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA